Shën Valentin në qytetin tim (Peshkopi)

Ftohtë. Dielli i 14 shkurtit sapo hapi sytë mbi qytet. Dëbora e vonuar e këtij viti nuk zbehu aspak dëshirën për të qenë pjesë e kësaj dite kaq të shumëpritur. Zbrazëtia e rrugëve te qytetetit fillon të zbehet që në ardhjen e fugonëve të parë. Dikush me apo dikush pa zinxhirë të gjithë arritën në

Peshkopi

Ftohtë. Dielli i 14 shkurtit sapo hapi sytë mbi qytet. Dëbora e vonuar e këtij viti nuk zbehu aspak dëshirën për të qenë pjesë e kësaj dite kaq të shumëpritur. Zbrazëtia e rrugëve te qytetetit fillon të zbehet që në ardhjen e fugonëve të parë. Dikush me apo dikush pa zinxhirë të gjithë arritën në destinacion. Sot është ditë ndryshe. Ndoshta për disa mbetet historikisht speciale! Pwrgatitjet morën fund që në mbrëmje e kaluar. Minifundet, streçet, golfat e kuq, taka 12 centimëshe, kostumet seriozë dhe një “make up” prej profesionisti s’duhej të mungonin. Kjo ditë duhet të mbahet mend.
Kinkaleritë, kioskat dhe dyqanet e luleve çelën qepenët më herët se çdo ditw. Dyqanet e robave dhe këpucëve sot punuan më tepër se çdo ditë tjetër të këtij viti. Bulevardi maskilist në rikonstruksion e sipër të paktën një ditë të vetme do të shkelet dhe nga gjinia femërore. Çdo ditë këto gra në shërbim të familjeve ngujohen, e sot ato lënë çdo gjë për kwtë festë. Pikërisht sot mund të ecësh lirshëm, pa frikë, pa sikletin se ca gojë do hapen vetëm duke folur për ty. Sot u përfol çdo çift por të ama në tërësi.
Diku një ilegalisht një dorë në qafë, diku një shtërngim dore e diku fshehtas një puthje duket sikur shkrin tabunë e një viti tw tërë. Dikush guxoi dhe të thyej tabutw duke bërë supriza në sy të njerwzve. Disa vishen bukur, ndoshta vetëm për për një foto dikush vetë për të qenë pjesë e kësaj dite. Disa kanë vite të dashuruar, disa një vit, disa një muaj e disa kanë kanë turp të flasin për qëllimin e kësaj ditë.
Lokalet nuk kanë flukset e zakonshme. Turizmi sot ka një pamje tjetër. Dikush pati takimin e parë aty e dikush të detyruar të ndjek një ritual të krijuar rishtaz për Shën Valentin. Të tjerë lokale të rinj përpiqen të ilustrojnë sadopak atmosferën e kësaj feste. Dikush nuk di as tematikën e Shën Valentinit, e dikush del për inat të shokut, ngaqw del ai.
Rekordi i pastave të shitura nuk mbetet pas nga trendafilat apo dhuratat që çiftet mbanin në duar. Gratë sot nuk tradhëtohen, as nuk rrihen, madje për ironi të fatit atyre, sot iu jepen lule: të paktën një ditë.
Dhurata simbolike, trëdafila tek, kuti këpucësh, këmisha burrash, ora, dhe deri tek çorapet e grave shërbejnë si justfikim dashurie. Dikush një kafe, dikush një sufllaqe pa qepë, dikush një pije, e dikush e ka lënë të festojë në darkë. Të tjerë përdorën piceritë ku me një “4 stinët” 2 çifte kaluan një ditë ndryshe. Të gjithë sot u përpoqën por vetëm sot të paktën sipas mundësive. Nesër ditë e re, avazi i vjetër. Gratë rikthehen shërbetore, objekt prodhimi dhe të ngujuara brenda.

Të paktë janë ato që dorë për dore do dalin nesër pa frikë në qytet, do flasin lirshëm e do duhen pa dorashka si për Shën Valentin.   Nesër bulevardi do mbetet gjatë gjithë ditës maskilist.

 

|Samet Zagradi|

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar