Shembullor në shkollë, grabitës bankash jashtë shkolle

Shembullor në shkollë, grabitës bankash jashtë shkolle

Ky është rasti i një adoleshenti britanik i cili përshkruhet si “nxënës shembullor” dhe ka pranuar se e ka grabitur një bankë duke kërcënuar me një armë lodër. 15-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, ka grabitur ditën e premte degën e bankës Barclays në Liverpool dhe ka marrë 2400

Ky është rasti i një adoleshenti britanik i cili përshkruhet si “nxënës shembullor” dhe ka pranuar se e ka grabitur një bankë duke kërcënuar me një armë lodër. 15-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, ka grabitur ditën e premte degën e bankës Barclays në Liverpool dhe ka marrë 2400 euro.

I riu është dorëzuar në polici nga e ëma e tij pasi i kishte gjetur shumën me para dhe armën false në dhomën e tij të gjumit. Gjyqtari Ian Lomax ka thënë se ky është një rast i rrallë, diçka surreale pasi djaloshi ka vepruar sikur të ishte në një videolojë.

Ndërsa prokurorja e rastit, Debra Chan ka thënë se 15 vjeçari ka hyrë në bankë ndërsa fytyrën e ka pasur të mbuluar me shall, ka nxjerrë armën dhe u ka thënë punonjësve: “Mos bëni asnjë budallallëk. Unë sapo kam dal nga burgut pas pesë vjetësh”.

Chan ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë djaloshin ta kryejë krimin është sepse ai dëshironte të kishte gjërat materiale që personat më të pasur i kanë. Sidoqoftë në gjykatë është thënë se ai është një nxënës shembullor në shkollë.

Avokatja e tijë mbrojtëse, Esther Leach ka thënë se ai vjen nga një “familje shumë e mirë” dhe se në shkollë ka rezultate shumë të mira.

Vendimi për këtë rast do të jepet më 15 tetor.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar