Shqipëria ka institucionet e veta që merren me auditimin e financave dhe nuk ështëe nevoja për një bord të ri. Kështu ka thënë eksperti i ekonomise, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, duke iu referuar premtimit të Ramës për auditimin e financave publike. Sipas tij, Rama kërkon të bëjë zhurmë sepse nuk zotëron një
Shqipëria ka institucionet e veta që merren me auditimin e financave dhe nuk ështëe nevoja për një bord të ri. Kështu ka thënë eksperti i ekonomise, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, duke iu referuar premtimit të Ramës për auditimin e financave publike.
Sipas tij, Rama kërkon të bëjë zhurmë sepse nuk zotëron një projekt të qartë për të drejtuar vendin.
‘‘Qeveria shqiptare është e audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që i certifikon llogaritë, nga parlamenti që bën miratimin e buxhetit dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat jo vetëm bashkëpunojnë me qeverinë në përgatitjen e statistikave financiare, por këto statistika publikohen nga FMN, nga Banka Botërore, nga BE,’’ tha Shehu duke theksuarr se kjo është mëse e mjaftueshme.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *