Shehi i gatshëm për shkrirjen e LZHK-së me PD-në

0

Ristrukturimi i strukturave të Partisë Demokratike pritet të sjellë edhe shkrirje të partive të opozitës së djathtë me këtë forcë politike.

Kreu i LZHK-së,  Dashamir Shehi thotë se është i gatshëm që partia e tij dhe strukturat të bëhen një me Partinë Demokratike kjo varet nga negociatat gjatë ditëve në vijim. Ai vlerëson se me kryetarin e ri të PD-së duhet nisur një fillim i ri për çuarjen e opozitës së djathtë drejt mazhorancës.

“Duhen bërë ndryshime kushtetuese -thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ndërsa i referohet jo vetëm pavarësisë së institucioneve dhe situatës së krijuar në parlament ku pjesa më e madhe e deputetëve janë preferancat e kryetarit të partisë por edhe për vendime të tilla siç ishte ai i qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga institucionet.

Gjithashtu, Shehi thotë se opozita do të jetë e gatshme të bashkëpunojë në çdo kohë për sa i përkret procesit integrues të Shqipërisë, pasi shumë vite ky proces është zvarritur më së shumti nga politika.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here