Shefja e BB-së në Tiranë: Rritja ekonomike në Shqipëri e dobët, por më mirë se te fqinjët

0

Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tirana, Kseniya Lvovsky me përfundimin e mandatit të saj 3-vjeçar në Shqipëri, tha se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qënë e dobët por më e mirë sesa vendet e tjera të rajonit. Në një deklarat për shtyp ditën e sotme ajo theksoi se partneriteti i Bankës Botërore dhe autoriteteve shqiptare ka qënë pozitiv duke pasur një sërë arritjesh.

“Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Dhe ky ka qenë recesion i dyfishtë për vititn 2013. Shqipëria ka ecur më mirë se vendet e tjera fqinjë”, tha ajo.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje. Partneriteti ynë me Shqipërinë ka pasur një sërë arritjesh. Autoritetet shqiptare kanë miratuar një sërë aktesh që kanë ndikuar në sektorin financiar sië janë ndryshimet e bëra në kodin e procedurës civile dhe këto janë mjaft të rëndësishme” theksoi Lvovsky.

Lvovsky i cilësoi zgjedhjet si historike, ajo listoi 3 fusha në të cilat duhet të punojë qeveria e re për të bërë të mundur një Shqipëri europiane.

“E para.Do të jetë me rëndësi që të rritet besueshmëria tek institucionet publike, kjo përfshin transparencën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor dhe zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të padiskriminuar.  Ka shumë mundësi që Shqipëria të ketë një administratë profesionale dhe të depolitizuar. Mbajtja e personave profesionist do të jetë një test për qeverinë e re për të bërë të mundur integrimin në Bashkimin Europian. E dyta; Vazhdimi dhe përshpejtimi i reformave strukturore. Kjo është shumë e rëndësishme dhe bëhet e tillë në këtë kohë krize që ka përfshirë Europën.  Do të jetë mirë të vijohet me përshpejtimin e reformave dhe të përshpejtohet zbatimi i tyre si për asistencën sociale, inspektimet, procedurat e kontabilitetit. Në disa fusha reformat duhet zgjeruar dhe një nga sektorët është sektori energjitik dhe ai i pushtetit vendor. E treta; Konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Është shumë e rëndësishme që të paguhen të gjitha faturat e sektorit privat dhe pavarërisht sesa ambicioze është qeveria nuk ka hapësira për investime të rëndësishme të reja.  Pra duhet të ketë një program për të ndërtuar gradualisht hapësirën fiskale” u shpreh shefja e Bankës Botërore.

Ndërsa përgëzoi shqiptarët për zgjedhjet e 23 qershorit, Lvovsky siguroi se BB është e gatshme të ndihmojë vendin tonë në axhendën e reformave dhe  këshilloi qeverinë e re që të bëjë një selektim strategjik të reformave duke u përqëndruar vetëm tek ato që kanë përparësi për vendin.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here