Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale. Në një rrëfim për ‘Zërin e Amerikës’ një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj.
Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale.
Në një rrëfim për ‘Zërin e Amerikës’ një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile, pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të pakta, në raport me shkallën e përhapjes së tyre. Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria; ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia për gjetjen e provuave për fajtorët.
Një vajzë studente në Tiranë, së cilës i është ruajtur anonimiteti, thotë se për të përballuar shpenzimet e jetës në kryeqytet, pasi vinte nga një qytet i largët, kishte nisur një punë. “Ishte puna ime e parë” – thotë ajo. Pas disa kohësh, shefi i saj i propozon ngritje në detyrë.
Denoncuesja: “Isha e bindur që nuk e meritoja, por nuk po arrija t’i kuptoja të gjitha. Një ditë ndjeva derën e zyrës sime të hapej (sepse zyra ime ishte më e veçuar se të tjerat); kishte gjetur një pozicion të mirë për të patur një zyrë që të arrinte qëllimet e tij. Tentoi të me afrohej me forcë. Në atë moment, u ndjeva krejt e pafuqishme dhe thashë me vete: “mori fund”. Por nuk e di, një zë i brendshëm më ndihmoi dhe arrita të shpëtoj nga ai” – thotë vajza.
Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze, që lidhet me denoncimin e ngacmimit seksual të shefit, që përfundoi në dhunë. Por sa gra dhe vajza ndjehen sot të kërcënuara nga kjo formë dhune, dhe sa arrijnë ato ta denoncojnë. Që prej vitit 2015, sipas statistikave të policisë, raportimet për dhunë seksuale janë zero dhe ato për ngacmime seksuale janë mbi 230, një shifër mjaft e ulët kundrejt 8 mijë grave dhe vajzave që morën urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, për dhunë fizike ndaj tyre në këto vite.
Arsyet e denoncimeve të ulëta janë të shumta në një shoqëri, ku vazhdojnë të paragjykohen ende gratë e dhunuara dhe të ngacm
uara seksualisht dhe jo dhunuesit e tyre. Ja cfarë thotë vajza e ngacmuar seksualisht nga shefi i saj, në rrëfimin për Zërin e Amerikës, nje deklaratë që mbështetet edhe nga Komsioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe protagonistë të shoqërisë civile.
Denoncuesja e dhunuar seksuale: “Po mendoja ku të drejtohesha, sepse prindërit nuk do ta kuptonin këtë pjesë. Do me gjykonin mua, duke me thënë: “Ti ke bërë diçka. Ti ke arritur ta provokosh, ose është faji yt. Më mirë hesht do ishte fjala e tyre”.
Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda,thotë se ka hezitim nga ana e grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën dhe ngacmimet sekuale. “Ato – thotë ai, – preferojnë të mos i denoncojnë këto krime, edhe për shkak të paragjykimit n
ga shoqëria.”
Në ndihmë të grave të dhunuara seksualisht pritet të ngrihet një qendër që ofron shërbime mjekësore, këshillimore, ligjore dhe të hetimit policor. Për këtë po punon një grup pune në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gratë dhe vajzat, sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në Polici, Prokurori, tek Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, duke kapërcyer barrierat e forta të mentalitetit. Mjafton që zëri i tyre të jetë më i lartë se zëri i dhunuesit.
Denoncuesja: “Dhunuesi ka një forcë mbi ne, që të bën të ndjehesh sikur ti je fajtore. …Dhe duke bërë këtë na bën që ne të heshtim. Por ne nuk duhet të heshtim. Ne kemi forcën që të mos e heqim as bukën e gojës, të flasim dhe të përballemi me ta, duke denoncuar gjithmonë”- thotë vajza, viktimë e dhunës seksuale./VOA/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *