Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë viziton Kolegjin Universitar “Bedër”

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Z. Brian Beckmann, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”. Krahas studentëve në nivelin bachelor dhe master, pjesë e takimit ishin edhe ish-studentë të diplomuar nga ky departament, të angazhuar në media të ndryshme të

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Z. Brian Beckmann, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”. Krahas studentëve në nivelin bachelor dhe master, pjesë e takimit ishin edhe ish-studentë të diplomuar nga ky departament, të angazhuar në media të ndryshme të vendit. Bashkëbisedimi u fokusua në temën: “Liria e medias, marrëdhënia me politikën dhe sfidat e gazetarëve në Shqipëri”.

Z. Beckmann gjatë fjalës së tij nënvizoi rëndësinë që ka liria e medias për zhvillimin e demokracisë dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan duke thënë TË VËRTETËN. Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën për një marrëdhënie transparente mes mediave dhe politikës, si një nevojë për informimin e drejtë dhe të pandikuar të publikut. Më pas, duke shprehur mbështetjen për punën që bëjnë gazetarët, Z. Beckmann theksoi sfidat e shumta me të cilët përballen gazetarët, mbi rolin që kanë pronarët e medias dhe interesat e tyre që mund të lidhen me politikën. Gjithashtu u nënvizua rëndësia e evidentimit dhe pasqyrimit të rasteve të korrupsionit, si edhe rolin thelbësor që ka gazetaria investigative për evidentimin dhe verifikimin e këtyre rasteve.

“Në qoftë se ju do të përpiqeni të nxirrni në pah të vërtetën, ju do të ndihmoni jo vetëm për t’i dhënë formë të ardhmes së Shqipërisë, por edhe të kontribuoni në një shoqeri që funksionon më mirë. Ju mund të informoni dhe t’i përgatisni fqinjët dhe bashkëqytetarët qytetarët tuaj duke ju dhënë atyre informacionin e nevojshëm për tu bëre qytetarë më të mirë.” u tha z. Beckmann studentëve.

Më tej, kreu i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane foli për rëndësinë e mediave lokale në pasqyrimin e problemeve të komunitetit, duke sjellë si shembull mediat amerikane dhe interesin që kanë njerëzit për këtë kategori lajmi.

Pas fjalës së Z. Beckmann takimi vijoi në formë diskutimi mes studentëve dhe të pranishmëve. Studentët dhe gazetarët e rinj shfaqën interes për rolin që kanë mediat e reja në zhvillimin e demokracisë, si ndikimin e “fake news”, presionin me të cilin përballen gazetarët sot në Shqipëri, si dhe ndikimin që kanë mediat sociale në demokratizimin e hapësirës së informacionit.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar