SHBA zgjat procesin e mbylljes së ambasadave për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

SHBA zgjat procesin e mbylljes së ambasadave për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

Mbyllja e ambasadave dhe konsullatave amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë për arsye sigurie pas kërcënimeve për atentate nga Al-Kaida është shtyrë deri më datë 10 gusht. Këtë e ka bërë të ditur ditën e djeshme Uashingtoni zyrtar përmes një komunikate për shtyp. “Lista përfshin 15 përfaqësi diplomatike tashmë të mbyllura ditën e dielë. Këto dhe

Mbyllja e ambasadave dhe konsullatave amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë për arsye sigurie pas kërcënimeve për atentate nga Al-Kaida është shtyrë deri më datë 10 gusht.

Këtë e ka bërë të ditur ditën e djeshme Uashingtoni zyrtar përmes një komunikate për shtyp.

“Lista përfshin 15 përfaqësi diplomatike tashmë të mbyllura ditën e dielë. Këto dhe disa përfaqësi të tjera diplomatike, që u mbyllën dje, pritet të rihapen sot “, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, tha se ” kjo nuk është aq një tregues i një rryme të re rreziku, se sa një veprim i kujdesshëm dhe marrje e hapave të matur për të mbrojtur punonjësit tanë në këto vende.”

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar