SHBA, thirrje për lirimin e Morsit

SHBA, thirrje për lirimin e Morsit

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve egjiptiane të lirojnë ish-presidentin Mohamed Morsi. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Jen Psaki, Presidenti Morsi duhet të lirohet, në kuadër të përpjekjeve për përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në një qeveri tranzicioni, përfshirë Vëllazërinë Myslimane të Morsit. “Një demokraci e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, është një regjim

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve egjiptiane të lirojnë ish-presidentin Mohamed Morsi. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Jen Psaki, Presidenti Morsi duhet të lirohet, në kuadër të përpjekjeve për përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në një qeveri tranzicioni, përfshirë Vëllazërinë Myslimane të Morsit.

“Një demokraci e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, është një regjim ku të gjithë sektorët e shoqërisë, të gjithë egjiptianët përfaqësohen plotësisht. Ne mendojmë se këtu përfshihet edhe Vëllazëria Myslimane dhe të gjithë politikanët që janë ndaluar”.

Psaki thotë se Shtetet e Bashkuara po analizojnë ngjarjet në Egjipt për të vendosur nëse rrëzimi i presidentit Morsi ishte grusht shteti. Kjo është e rëndësishme pasi mund  të anullojë mbi 1 miliard dollarë ndihmave amerikane për Egjiptin. Ëashington-i kishte shmangur deri më tani thirrjet publike për lirimin e Mohammed Morsi, duke i bërë të ditur ushtrisë egjiptiane vetëm faktin se duhet të ndalte arrestimet arbitrare.

Ndërkohë në  përgjigje të pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin kundër kandidimit të Morsit për president në të ardhmen, Psaki theksoi se ky vendim u takon egjiptianëve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar