SHBA, shpallet i pafajshëm pas 30 vitesh burg

Anthony Ray Hinton ishte 28 vjeç në vitin 1985, kur u dënua me vdekje për vrasjen e dy menaxherëve të një restoranti në Birmingham të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai nuk e kishte kryer këtë krim dhe 30 vite më vonë drejtësia është vënë në vend, megjithëse Anthony i kaloi pas hekurave vitet më të bukura të

Anthony Ray Hinton ishte 28 vjeç në vitin 1985, kur u dënua me vdekje për vrasjen e dy menaxherëve të një restoranti në Birmingham të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai nuk e kishte kryer këtë krim dhe 30 vite më vonë drejtësia është vënë në vend, megjithëse Anthony i kaloi pas hekurave vitet më të bukura të jetës. “Për çdo ditë, çdo muaj, çdo vit që shteti i mori, nuk ka mundësinë t’ia kthejnë përsëri”, tha avokati i Anthony.

58-vjeçari fitoi pafajësinë dhe u lirua ditën e premte. Avokati Bryan Stevenson tha se klienti i tij u dënua pasi nuk ishte në gjendje të përballonte financiarisht këshillën më të mirë ligjore.

Pasi doli nga burgu, Hinton përqafoi anëtarët e familjes dhe tha: “Faleminderit Jezus. E gjitha që duhet të bëja ishte të testoja armën”, tha 58-vjeçari duke dashur të shpjegojë arsyet se pse ai nuk duhet të kishte qëndruar në burg për 3 dekada.

Plumbat nga vendi i ngjarjes ishin prova e vetme që lidhte Anthony-n me vrasjet. Prokurorët thanë se metodat moderne mjeko-ligjore zbuluan se plumbat në vendngjarje nuk ishin qëlluar nga arma e gjetur në shtëpinë e Hilton.

Në gjyqin e tij të parë, avokati i zotit Hinton tha se klienti i tij nuk kishte para mjaftueshëm për të marrë një ekspert që do ta mbronte nga akuzat e prokurorisë.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi vitin e kaluar se zoti Hinton nuk kishte këshillën e duhur ligjore në gjykimin e parë dhe tha se rasti duhet të rishqyrtohet në një gjyq të dytë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar