SHBA, shkatërrohet rrethi i pastrimit të parave

SHBA, shkatërrohet rrethi i pastrimit të parave

Prokurorët amerikanë kanë ngritur një aktakuzë kundër operatorëve të monedhës digjitale të këmbimit Liberty Reserve, duke e akuzuar kompaninë me bazë në Kosta Rika si ndihmëse e kriminelëve në mbarë botën, për pastrimin e më shumë se  6 bilion dollarëve. Sipas aktakuzës së lëshuar ditën e martë, Liberty Reserve ka më shumë se një milion përdorues në mbarë botën, duke

Prokurorët amerikanë kanë ngritur një aktakuzë kundër operatorëve të monedhës digjitale të këmbimit Liberty Reserve, duke e akuzuar kompaninë me bazë në Kosta Rika si ndihmëse e kriminelëve në mbarë botën, për pastrimin e më shumë se  6 bilion dollarëve.

Sipas aktakuzës së lëshuar ditën e martë, Liberty Reserve ka më shumë se një milion përdorues në mbarë botën, duke përfshirë së paku 200,000 në SHBA dhe praktikisht i gjithë biznesi është i lidhur me veprimtari të dyshuar kriminale.

Preet Bharara, një avokat amerikan, e deklaroi këtë fakt si rastin më të madh ndërkombëtar të pastrimit të parave që është sjellë nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas aktakuzës së ngritur  në SHBA, Liberty Reserve është shfaqur si një nga mjetet kryesore me të cilat kriminelët nëpër botë shpërndajnë dhe pastrojnë të ardhurat e veprimtarive të tyre të paligjshme.

Zyrtarët thanë se autoritetet në Spanjë, Kosta Rika dhe Nju Jork arrestuan pesë persona ditën e premte, përfshirë themeluesin e kompanisë, Arthur Budovsky, si dhe sekuestruan llogaritë bankare dhe veprimet në internet që lidhen me Liberty Reserve.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar