SHBA, problemi i sulmeve seksuale në ushtri akoma i pazgjidhur

SHBA, problemi i sulmeve seksuale në ushtri akoma i pazgjidhur

Katër veteranë të ushtrisë amerikane, viktima të sulmeve sektuale, dëshmuan dje para Komisionit për Çështjet e Veteranëve të Dhomës së Përfaqësuesve. Ata nënvizuan nevojën për përmirësimin e masave që duhet të marrë Administrata Amerikane për Veteranët për trajtimin e traumës që shkaktojnë sulmet. Departamenti amerikan i Mbrojtjes nxori në muajin maj një studim sipas të

Katër veteranë të ushtrisë amerikane, viktima të sulmeve sektuale, dëshmuan dje para Komisionit për Çështjet e Veteranëve të Dhomës së Përfaqësuesve. Ata nënvizuan nevojën për përmirësimin e masave që duhet të marrë Administrata Amerikane për Veteranët për trajtimin e traumës që shkaktojnë sulmet.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes nxori në muajin maj një studim sipas të cilit përllogaritet se deri në 26 mijë anëtarë të forcave të armatosura kanë qenë viktima të sulmeve seksuale në ushtri gjatë vitit të kaluar.

Si anëtarët demokratë, ashtu edhe ata republikanë të komisionit u zotuan të vazhdojnë punën për një trajtim më të mirë të veteranëve që përjetojnë sulme seksuale. Edhe në Senat po bëhen përpjekje dypartiake për të kaluar ndjekjen penale të autorëve të këtyre akteve jashtë strukturës së ushtrisë, por Pentagoni e kundërshton me forcë këtë ide.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar