SHBA: Përplaset avioni, vdesin dy persona

SHBA: Përplaset avioni, vdesin dy persona

Një tjetër aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në East Haven të shtetit të Connecticut, si pasojë e përplasjes së një aeroplani me një shtëpi Si rezultat i këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është zhdukur. Nga të dhënat e policisë mësohet se në shtëpi gjendeshin dy fëmijë të

Një tjetër aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në East Haven të shtetit të Connecticut, si pasojë e përplasjes së një aeroplani me një shtëpi

Si rezultat i këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është zhdukur.

Nga të dhënat e policisë mësohet se në shtëpi gjendeshin dy fëmijë të moshave, 1 dhe 13 vjeç.

Frika e autoriteteve ishte shëndeti i fëmijëve, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga aksidenti.

Si pasojë e aksidentit mësohet se shtëpia u përfshi nga zjarri, ndërsa një tjetër banesë u dogj aty pranë.

Nga dëshmitë e marra, besohet se në shtëpinë e dytë kanë qenë dy persona në momentin e përplasjes.

Avioni  ishte nisur nga Nju Xhersi dhe më pas u përplas me shtëpinë. Mësohet se bëhet fjalë për një avion të vogël pasagjerësh.

Piloti i avionit ndodhet në një gjëndje shoku dhe e ka të pamundur të bëjë konfirmimin e skte se sa pasagjerë ndodheshin në bord.

Nuk dihet ende se çfarë ndodhi me avionin.

/Sonila Qazimi/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar