SHBA, përgjimet telefonike antikushtetuese

0

Gjykatësi Richard Leon, pjesëtar i një gjykate federale në SHBA, deklaroi se mbledhja sekrete e mbajtur nga kjo gjykatë në lidhje me të dhënat telefonike të përgjuara nga informatori Edward Snowden është antikushtetuese.

Sipas tij nga ky veprim i qeverisë jo vetëm që nxiten ankesa të shumta por hapen sfida të mëtejshme mbi skandalin e përgjimeve të Snowden. Njëkohësisht kjo mbledhje e të dhënave shkel me të dyja këmbët të drejtat për privatësi.

“Palët paditëse në këtë rast kanë treguar një mundësi të madhe për sukses, bazuar mbi pretendimet e Amendamentit të Katërt”, duke shtuar se “për pasojë, ata kanë demostruar gjithashtu një dëmtim të pariparueshëm”- thuhet në vendimin e Leon.

Por ai nuk ka pohuar datën e saktë të zbatimit të vendimit të tij që e ndalon qeverinë të mbledhë informacione. Deri në një apel nga kjo e fundit.

/Erzen Carja/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here