SHBA përgatit veprimet ushtarake për Sirinë

SHBA përgatit veprimet ushtarake për Sirinë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, deklaron se ShBA ka nisur të përgatisë forca detare dhe veprime të tjera, në rast se merret vendim për ndërhyrje ushtarake në Siri. Hagel ka thënë se presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Pentagoni që të përgatisë veprimet ushtarake për Sirinë, megjithatë ai nuk ka pranuar të komentojë në hollësi këto

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, deklaron se ShBA ka nisur të përgatisë forca detare dhe veprime të tjera, në rast se merret vendim për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Hagel ka thënë se presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Pentagoni që të përgatisë veprimet ushtarake për Sirinë, megjithatë ai nuk ka pranuar të komentojë në hollësi këto veprime të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara ka thënë Hagel janë duke vlerësuar nëse forcat qeveritare të Sirisë kanë përdorur armë kimike në një sulm të kësaj jave.

Presidenti Obama e ka cilësuar këtë sulm të dyshuar si “shqetësim të madh” dhe nëse konfirmohet se qeveria siriane qëndron prapa sulmit, situata do të kërkojë “vëmendjen e Amerikës”.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar