Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u prit në një atmosferë të ngrohtë nga bashkëatdhetarët e shumtë në Boston dhe Detroit. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e shqiptarëve të SHBA në të gjitha ngjarjet me përmasa historike Pictured a its guidance). That and with cialis recommended dosage skin 1 clean. Working while spots black pharmacy technician
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u prit në një atmosferë të ngrohtë nga bashkëatdhetarët e shumtë në Boston dhe Detroit. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e shqiptarëve të SHBA në të gjitha ngjarjet me përmasa historike
për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
“Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë bashkudhëtarë në udhëtimin historik të Shqipërisë dhe të pranishëm në momentet kulmore të historisë sonë”, deklaroi presidenti.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe ruajtjes dhe trashëgimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe virtyteve kombëtare te brezat e rinj, në SHBA.
“Shqiptarët janë një komb i vogël, por me kulturë të madhe dhe virtyte të rralla që vijnë të trashëguara brez pas brezi nga lashtësia. Harmonia fetare, pranimi i tjetrit ndryshe, madje sakrifica për
t’u gjendur pranë edhe në momente të vështira, gjuha dhe kultura jonë bëjnë të ndjehet krenar çdo shqiptar dhe unë dua t`ju shpreh mirënjohjen time të thellë që ju keni mundur t`i ruani me fanatizëm dhe t`i përcillni ato te të rinjtë”- deklaroi Nishani.
Takimi u mbyll me drekën e dhënë nga komuniteti shqiptar në Boston për nder të Presidentit Nishani.
“Dora e fortë e diasporës dinamike shqiptare të Amerikës është ndjerë në të gjitha ngjarjet me përmasa historike, si: mëvetësimi i Republikës së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe çdo përpjekje e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre dhe zgjerimin e hapësirës demokratike, kudo ku ata jetojnë”- tha ai.
Në kuadër të angazhimit institucional për vlerësimin e rolit të këtyre institucioneve fetare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dhe i dorëzoi dekoratën “Nderi i Kombit” Kishës Katolike të Shën Palit, Kishës Katolike ”Zoja pajtore e shqiptarëve”, Teqesë Bektashiane Shqiptare dhe Qendrës Myslimane Shqiptare në Michigan.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *