Temperaturat në SHBA pritet të jenë më të ftohtat e 20 viteve të fundit. Parashikimet tregojnë se në disa pjesë mund të ketë edhe temperatura minus 51 gradë Celsius. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave për të përballuar të ftohtin që pritet, duke kërkuar nga banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të rrinë sa
Temperaturat në SHBA pritet të jenë më të ftohtat e 20 viteve të fundit. Parashikimet tregojnë se në disa pjesë mund të ketë edhe temperatura minus 51 gradë Celsius.
Autoritetet kanë nisur marrjen e masave për të përballuar të ftohtin që pritet, duke kërkuar nga banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të rrinë sa më shumë në ambiente të mbyllura.
Shërbimi Kombëtar i Motit e përcaktoi ftohtësinë si “kërcënim për jetë”. Për shkak të kushteve të paraqitura, shumë fluturime janë anuluar dhe është ndërprerë mësimi në disa shkolla.
Trashësia e borës arrin deri në 30 centimetra.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *