SHBA, mbyllja e qeverisë ndikon në ekonomi

0

Analistë amerikanë thonë se mbyllja e pjesshme e qeverisë për 16 ditë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë dhe se pasiguria në lidhje me veprime të mëtejshme të qeverisë mund ta dëmtojnë atë edhe më shumë.

Të dhënat e deri tanishme për ndikimin e plotë ekonomik të mbylljes së qeverisë janë të ndryshme. Kompania e vlerësimit të kreditit Standard & Poor tha se kriza hoqi të paktën 24 miliardë dollarë prej ekonomisë më të madhe në botë dhe ngadalësoi normën e rritjes ekonomike të vendit.

Një kompani tjetër studimesh, Makroekonomik Advisers, dha një shifër prej 12 miliardë dollarësh. Rreth 800 mijë punonjës qeveritarë do të paguhen për periudhën e lejes së detyruar, ndërkoh ekonomistët thonë se disa biznese të prekura nga mbyllja e qeverisë nuk do të jetë në gjendje të rimarrin humbjet e tyre.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here