SHBA: Kongresistët amerikanë kërkojnë riangazhim në Iran

SHBA: Kongresistët amerikanë kërkojnë riangazhim në Iran

 120 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë ftesë presidentit  Barack Obama, për një riangazhim diplomatik me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor. Në letrën e drejtuar Obamës Kongresistët  theksojnë  se derisa presidentët e mëparshëm të Iranit, kanë dështuar t’i realizojnë marrëdhënie të mira diplomatike, “do të ishte gabim, nëse nuk

 120 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë ftesë presidentit  Barack Obama, për një riangazhim diplomatik me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor.

Në letrën e drejtuar Obamës Kongresistët  theksojnë  se derisa presidentët e mëparshëm të Iranit, kanë dështuar t’i realizojnë marrëdhënie të mira diplomatike, “do të ishte gabim, nëse nuk testohet” se a paraqet presidenti i zgjedhur iranian,Hassan Rohani një mundësi të sinqertë për progres në marrëdhëniet SHBA – Irani. Në letër, theksohet: “Me qëllim që të testohet ky propozim, do të jetë urtësi nga Shtetet e Bashkuara, për t’i shfrytëzuar të gjitha mjetet diplomatike për riafirmimin e bisedimeve atomike, që janë në zhvillim e sipër”.

Në letër, po ashtu, tërhiqet vërejtja kundër ndërmarrjes së “aksioneve provokuese”, të cilat mund ta dobësojnë Rohanin, që ka premtuar qëndrime të moderuara në Iran dhe jashtë tij.

Suzanne Maloney, ish-eksperte e Departamentit Amerikan të Shtetit për Iranin në Institutin Brukings, thotë se letra është një gjest i rëndësishëm, por nuk pret ndonjë ndryshim dramatik.

“Mendoj se atje gjithnjë ka qenë së paku një pakicë e mbështetjes për diplomaci me Iranin. Por, kjo, me gjasë do të mbetet një mbështetje shumicë, shumë e fuqishme, për rritje të presionit ndaj Iranit, derisa nuk arrihet marrëveshje për çështjen atomike”, vlerësoi Maloney.

Aliriza Nader, ekspert për Iranin në Rand Corporation, tha se letra paraqet “zhvillim të rëndësishëm”.

Ai  tha se shumë politikë-bërës amerikanë, përfshirë edhe anëtarët e Kongresit, besojnë se opsioni më i mirë në ndaljen e lëvizjes atomike të Iranit është nëpërmjet marrëveshjes me negociata.

Hassan Rohani që kur është zgjedhur president i Iranit, ka shprehur gatishmëri për transparencë në çështjen atomike dhe në angazhimin me komunitetin ndërkombëtar.

 

/Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar