SHBA, Kongresi miraton marrëveshjen që e shpëton nga falimentimi

Lideri i shumicës së Senatit, Harry Reid, pasi  Senati aprovoi marrëveshjen e arritur u shpreh: “Arritëm më në fund të mblidhemi bashkë në të njëjtin mendim, për shumë arsye të ndryshme”.

Më pas, presidenti Barack Obama doli në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, për të përshëndetur miratimin e marrëveshjes në Senat. “Falënderoj lidershipin e të dy partive për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe për aprovimin e saj në Senat. Nëse ajo kalon edhe në Dhomën e Përfaqësuesve do ta nënshkruaj menjëherë dhe po aq shpejt do të nisim edhe rihapjen e qeverisë sonë”. Duke thënë se ai “nuk mendon kurrë se demokratët kanë monopolin e ideve të mira”, presidenti Obama shtoi se: “Jam i gatshëm të punoj me këdo, mbi çdo ide të mundshme që do të rriste ekonominë tonë, do të krijonte vende të reja punë, do të forconte klasën tonë të mesme dhe do të zgjidhte problemet tona fiskale për një periudhë afatgjatë”. Populli amerikan dëshiron nga politikanët në Ëashington “mos të kenë vëmendjen te politika, te zgjedhjet, por të fokusohen në hapa konkrete që do të përmirësojnë jetët e tyre”, deklaroi Obama. Presidenti amerikan shtoi se politikanët në Ëashington do të duhet të “dalin nga zakoni i qeverisjes përmes krizave”. “Shpresoj që herën e ardhshme, zgjidhja të mos arrihet pas 11 orësh”, tha Obama për reporterët, duke nxitur politikanët nga të dyja palët të punojnë për zgjidhje afatgjata. Bazuar mbi këtë marrëveshje, tavani i borxhit federal do të rritet deri më 7 shkurt, ndërsa qeveria do të financohet deri më 15 janar. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar