SHBA ka përgjuar zyrat e BE-së, reagon Brukseli

SHBA ka përgjuar zyrat e BE-së, reagon Brukseli

Një  revistë gjermane njofton se një agjenci amerikane zbulimi ka vendosur pajisje përgjimi në zyrat e Bashkimit Europian. Gjithashtu, ajo ka arritur të sigurojë qasje në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së. “Der Spiegel” thotë se artikulli i saj i djeshëm mbështetet te një dokument sekret i Agjencisë Kombëtare amerikane të Zbulimit, të siguruar nga

Një  revistë gjermane njofton se një agjenci amerikane zbulimi ka vendosur pajisje përgjimi në zyrat e Bashkimit Europian. Gjithashtu, ajo ka arritur të sigurojë qasje në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së.

“Der Spiegel” thotë se artikulli i saj i djeshëm mbështetet te një dokument sekret i Agjencisë Kombëtare amerikane të Zbulimit, të siguruar nga ish-kontraktori i kësaj agjencie, Edëard Snoëden.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, nxori një deklaratë, ku kërkon sqarim të plotë për këtë artikull dhe informacion nga autoritetet amerikane. Zoti Schulz tha se nëse ky lajm është i vërtetë, do të kishte një ndikim shumë negativ te marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar