SHBA-ja dhe Gjermania paralajmërojnë Rusinë

SHBA-ja dhe Gjermania paralajmërojnë Rusinë

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thonë se lufta e Sirisë mund të zgjasë nëse Rusia i ofron regjimit të Asadit armë ajrore të përparuara. Sipas tyre bisedimet e paqes gjithashtu mund të jetë në rrezik. Takimi u zhvillua në Uashington ditën e sotme, përpara bisedimeve të paqes

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thonë se lufta e Sirisë mund të zgjasë nëse Rusia i ofron regjimit të Asadit armë ajrore të përparuara. Sipas tyre bisedimet e paqes gjithashtu mund të jetë në rrezik.

Takimi u zhvillua në Uashington ditën e sotme, përpara bisedimeve të paqes të planifikuara në muajin korrik, në përpjekje për të sjellë së bashku palët ndërluftuese në Siri.

Bisedimet midis Westerwelles dhe Kerryt erdhën një ditë pas pretendimeve nga presidenti sirian Bashar al-Asad se regjimi i tij mori dërgesën e parë të sistemit anti-ajror të sofistikuar S-300.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Kerryn, Vestervelle tha se Rusia nuk duhet të rrezikojë bisedimet e paqes. Planet për të dërguar S-300s për Asadin gjithashtu mund të vënë në rrezik sigurinë e Izraelit. Ai i bëri thirrje Asadit për të ndaluar dhunën dhe e ftoi në tryezën e bisedimeve.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar