SHBA feston 237-vjetorin e pavarsisë

SHBA feston 237-vjetorin e pavarsisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike. Në përvjetorin e pavarësisë se Shteteve te Bashkuara përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

Në përvjetorin e pavarësisë se Shteteve te Bashkuara përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqeruajtëse që me përkushtimin e sakrificën e tyre i shërbejnë paqes.

Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar