SHBA duhet të mbështesë Kosovën

SHBA duhet të mbështesë Kosovën

The Washington Post, e përditshmja amerikane, duke marr shkas nga vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me synimin antarësimin e Kosovës në NATO, në editorialin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë antarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s. Gazetarët e The Washington Post, pas

The Washington Post, e përditshmja amerikane, duke marr shkas nga vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me synimin antarësimin e Kosovës në NATO, në editorialin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë antarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Gazetarët e The Washington Post, pas intervistës me Thaçin kanë shkruar se ai shpresonte se administrata e Obamas do të bëj trysni tek aleanca që të ndërrmarrë hapa paraprake drejt pranimit të vendit të tij.

Gazeta amerikane thotë se SHBA duhet të mbështesin këtë ambicie dhe gjithashtu të bëjnë trysni tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, përfshirë edhe disa vende fqinje të saj në Evropën juglindore.

Gjithashtu gazeta përkujton dhe arsyeton ndërhyrjen ushtarake 14 vjet më parë të SHBA kundër Serbisë përkundër obstruksioneve të Rusisië në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe shkruan edhe për marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel që Serbia të pranonte pushtetin e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin e saj.

\Enkeleda Cami\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar