SHBA do t’i japë katër “F-16” Egjiptit

0

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me planet e saj për t’i dhënë katër avionë luftarakë të tipit “F-16” Egjiptit, pavarësisht paqëndrueshmërisë politike në vend.

Lajmin e ka bërë i ditur një zyrtar amerikan në të njëjtën kohë kur Uashingtoni vazhdon ende të shqyrtojë rrëzimin e presidentit Morsi javën e kaluar nga ushtria.

Kjo ndihmë që Amerika po i jep Kajros, mund të ndërpritet nëse mësohet se largimi i Morsit u arrit përmes një grushti shteti.

Vllazëria myslimane, e cila përkrah zotin Morsi, po kërkon sërisht rivendosjen e tij në krye të shtetit.Ata kanë mbajtur protesta masive në afërsi të kazermës së kryeqytetit, ku dyshohet se po mbahet ish-presidenti.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se ai ndodhet në një “vend të sigurtë” dhe se “po trajtohet me dinjitet”.

Autoritetet amerikane deklarojnë se Uashingtoni do t’i dorëzojë katër avionët luftarakë në katër javët e ardhshme.

Bëhet me dije se këto avione janë pjesë e një marrëveshjeje prej 20 avionësh, tetë prej të cilëve u dërguan në Egjipt në janar, ndërsa tetë të tjerët do të dërgohen më vonë gjatë vitit.

Jay Carney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi të mërkurën se, nuk do të ishte në interesin më të mirë të Amerikës të bënte ndryshime imediate në programet e asistencës.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here