SHBA dhe Fyle përshëndesin shqiptarët për zgjedhjet

0

Stefan Fyle, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, nëpërmjet një komunikate në faqen e tij zyrtare uroi koalicionin fitues në zgjedhjet e 23 qershorit.

Fyle theksoi edhe një herë nevojën e bashkëpunimit ndërmjet partive partive, në funksion të integrimit të Shqipërisë në strukturat e BE-së.

“Dëshiroj të përgëzoj koalicionin fitues të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Mirëpres përfshirjen e integrimit europian si majën e axhendës në programet e partive. Kam besim se qeveria e ardhshme do të vijojë me rigorozitet axhendën e reformave, në mënyrë gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të rinovojë procesin e integrimit.”-u shpreh Fyle.

Gjithashtu, Komisioneri në fjalën e tij një rëndësi të veçantë u dha arritjeve në këto tetë vjet. Duke përmendur këtu, progresin në fushën e integrimit europian, liberalizimin e vizave dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Eurokomisioneri e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohje ndaj Berishës, për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe dhënien e dorëheqjes.

Përpos kësaj edhe përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një komunikate të ambasadës amerikane përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri. Njëkohësisht nxiti institucionet që të certifikojnë zgjedhjet dhe të fillojnë pa humbur kohë me reformat dhe integrimin.

Duke i cilësuar votimin dhe numërimin e votave si procese të rregullta u theksua dhe një herë se aktet e dhunës e njollosën frymën e zgjedhjeve.

Në fund të kësaj komunikate jepët një falenderim për bashkëpunimin e ish-Kryeministrit Berisha për largimin e tij.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here