SHBA-BE, Nuland dhe Schhultz vizitojnë Tiranën

Zyrtarë të lartë ameikanë dhe evropianë vizitojnë sot Shqipërinë. Zëvëndëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, Presidenti i Parlamentit Evropian dhe më tej Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias janë tre zyrtarët e lartë që vizitojnë Shqipërinë në këtë fillim javë. Presidenti i Parlamentit Europian, sot mbërrin në Tiranë, ku si fillim do të pritet nga

Zyrtarë të lartë ameikanë dhe evropianë vizitojnë sot Shqipërinë. Zëvëndëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, Presidenti i Parlamentit Evropian dhe më tej Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias janë tre zyrtarët e lartë që vizitojnë Shqipërinë në këtë fillim javë.

Presidenti i Parlamentit Europian, sot mbërrin në Tiranë, ku si fillim do të pritet nga kryetari  i Parlamentit Ilir Meta. Më pas, axhenda përfshin takime me presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama, me të cilin do të mbajë një konferencë për shtyp.

Martin Scultz viziton Tiranën për herë të parë si Presidenti i Parlamentit Evropian, pasi më herët socialdemokrati gjerman ka ardhur disa hërë në Shqipëri, kur drejtonte grupimin e majtë legjislativ. Kjo vizitë bëhet në kuadër të një turi ballkanik me ndalesa  në Serbi dhe Bosnjë.

/Rovena Mydini/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar