SHBA-BE, negociata për marrëveshjen e tregtisë së lirë

SHBA-BE, negociata për marrëveshjen e tregtisë së lirë

Negociata me SHBA-në dhe vendet e BE-së ranë dakord për  krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Franca arriti që me kërkesë të saj të përjashtonte nga mandati negociues i Komisionit Europian për këtë marrëveshje sektorin e industrisë audiovizuale. Miratimi i saj ishte kushtëzuar nga frika se kjo mund të

Negociata me SHBA-në dhe vendet e BE-së ranë dakord për  krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë.

Franca arriti që me kërkesë të saj të përjashtonte nga mandati negociues i Komisionit Europian për këtë marrëveshje sektorin e industrisë audiovizuale.

Miratimi i saj ishte kushtëzuar nga frika se kjo mund të ketë disavantazhe për mbështetjen e sektorit të kulturës si p.sh përmes subvencioneve të filmave, por shumica e anëtarëve të tjerë të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar arritën që ky sektor kulturor të përfshihej sërish në to me propozimin e Komisionit Europian, në rast se merret një vendim unanim.

Ministri i Ekonomisë irlandeze, Richard Bruton, njoftoi në një konferencë për shtyp në lidhje me marrëveshjen e arritur nën drejtimin e tij si kryetar i radhës i Këshillit.

Tani është shkruar e zezë në të bardhë që sektori audiovizual, si filmat, televizioni, interneti dhe mediat do të përjashtohet nga negociatat deklaroi Ministrja franceze e Tregtisë Nicole Bric.

“Ne jemi të kënaqur, por unë nuk dua të flas për një fitore,” tha ajo duke shprehur se gjatë bisedimeve kishte pasur përshtypjen se disa palë kishin negociuar direkt me SHBA.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar