SHBA: Assad nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së Sirisë

SHBA: Assad nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së Sirisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Xhon Kerri, deklaroi se presidenti sirian duhet të qëndrojë larg bisedimeve, si pjesë e ndonjë zgjidhjeje në luftën civile të vendit. Deklarata e kryediplomatit amerikan erdhi gjatë takimit të tij me homologun jordanez Nasser Xhudeh, në ditën e tretë të bisedimeve për konfliktin 2-vjeçar. Ai tha se të gjithë po

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Xhon Kerri, deklaroi se presidenti sirian duhet të qëndrojë larg bisedimeve, si pjesë e ndonjë zgjidhjeje në luftën civile të vendit.

Deklarata e kryediplomatit amerikan erdhi gjatë takimit të tij me homologun jordanez Nasser Xhudeh, në ditën e tretë të bisedimeve për konfliktin 2-vjeçar.

Ai tha se të gjithë po punonin për të “krijuar një qeveri kalimtare me pëlqim të ndërsjellë, që do të thotë se presidenti Assad nuk do të jetë komponent i kësaj qeverie’’.

Kerri gjithashtu zbuloi zyrtarisht 100 milionë dollarë që Shtetet e Bashkuara dhuruan për refugjatët sirianë, gjysma e të cilave do të jetë në ndihmë të luftëtarëve jordanez për të përballuar largimet nga lufta.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar