SHBA aprovon rezoluten per nisjen e sulmeve ndaj Sirisë

SHBA aprovon rezoluten per nisjen e sulmeve  ndaj Sirisë

Me një votim 10 pro dhe 7 kundër, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin e SHBA  kaloi rezolutën qe aprovon nisjen e sulmeve ndaj Sirise. Presidenti amerikan Barack Obama tha gjate dites se djeshme se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike.  Ndërkohë që Komiteti i Senatit ka autorizuar një

Me një votim 10 pro dhe 7 kundër, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin e SHBA  kaloi rezolutën qe aprovon nisjen e sulmeve ndaj Sirise.

Presidenti amerikan Barack Obama tha gjate dites se djeshme se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike.  Ndërkohë që Komiteti i Senatit ka autorizuar një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë Obama-s një fitore të parë në nismën e tij për të fituar edhe aprovimin e Kongresit.

Gjatë vizitës në Suedi,Obama tha për reporterët se “vija e kuqe”, që ka të bëjë me përdorimin e armëve kimike nga Siria, u përcaktua nga traktatet ndërkombëtare dhe nuk është diçka e shpikur prej tij.

Amerika “e di mirë se nëse komuniteti ndërkombëtar dështon të respektojë disa norma, standarde, ligje, që kanë lidhje me qeverisjen e ndërveprimet e vendeve dhe se si trajtohen njerëzit, atëherë, me kalimin e kohës bota do të bëhet më pak e sigurt”, tha Obama. “Do të jetë më e rrezikshme, jo vetëm për ato njerëz, që janë subjekt të këtyre krimeve të tmerrshme, por për të gjithë njerëzimin”.

Obama theksoi se  kishte autoritetin për të urdhëruar sulmin, i cili pritet të jetë me raketa “cruise” ndaj  ushtrisë siriane.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar