Shaqiri 3 gola dhe një asist

Shaqiri 3 gola dhe një asist

Mesfushori kosovar i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një assist në ndeshjen kundër ekipit amator, Paulaner Drim Tim, ndeshje e cila u fitua me rezultat 13-0. Xherdani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij të parë nën vezhgimin e Pep Guardiolës i cili bëri eksperimente me të duke ia

Mesfushori kosovar i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një assist në ndeshjen kundër ekipit amator, Paulaner Drim Tim, ndeshje e cila u fitua me rezultat 13-0.

Xherdani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij të parë nën vezhgimin e Pep Guardiolës i cili bëri eksperimente me të duke ia ndërruar pozicionin gjatë lojës, por mesfushori shqiptar bëri një lojë të shkëlqyer në të gjitha pozicionet ku ai luajti.

Sipas disa medjave, Shaqiri mund të jetë “Mesi” i Guardiolës te Bajerni. Xherdani është transferuar tek gjgandët Gjerman në verën e vitit 2012 për shifrën e 11.6 milion eurove, ai ka arritur të shënojë 8 gola në 39 ndeshje të zhvilluara me “bavarezët”.

 /Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar