Shakhter Karagandy i pret shpresat Skënderbeut

Shakhter Karagandy  i pret shpresat Skënderbeut

Ndeshja midis Shakhter Karagandy dhe Skënderbeut përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve, duke  lënë që fati i bardhekuqve të përcaktohet në “Qemal Stafa”. Në pjesën e parë kanë dominuar vendasit, duke u shpërblyer edhe me golin e parë që në minute e 8-të. Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Skënderbeut sikur është zgjuar

Ndeshja midis Shakhter Karagandy dhe Skënderbeut përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve, duke  lënë që fati i bardhekuqve të përcaktohet në “Qemal Stafa”. Në pjesën e parë kanë dominuar vendasit, duke u shpërblyer edhe me golin e parë që në minute e 8-të.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Skënderbeut sikur është zgjuar disi por pa arritur të shpërblehet nga goli, ndonëse ka krijuar shumë shanse reale për të shënuar. Ashtu si edhe në dy ndeshjet kualifikuese ndaj Neftcit, Skënderbeu ka vuajtur nga finalizimi i aksioneve.

Golat janë shënuar nga Aldin Dzidic në minuten e 8-të,  Roman Murtazayev në minute e 79-të dhe më pas në minute e fundit të kohës së rregullt Sergey Khizhnichenko.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar