Shahu në shkolla, investim për dijen e mirëqenien

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Tiranë një takim me legjendën e botës së shahut Geri Kasparov. Ky i fundit ndodhet në vendin tonë me ftesë të qeverisë shqiptare dhe nën kujdesin e ministris së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli dhe ministris së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito. Qeveria shqiptare së shpejti do të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Tiranë një takim me legjendën e botës së shahut Geri Kasparov.

Ky i fundit ndodhet në vendin tonë me ftesë të qeverisë shqiptare dhe nën kujdesin e ministris së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli dhe ministris së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.

Qeveria shqiptare së shpejti do të ndermarrë nismën për përfshirjen e sportit të shahut në kurrikulat  mësimore, program i cili do të hyjë fillimisht si një projekt pilot. Në këtë takim ishin të ftuar plot të rinj, nxënës, spordashës të shahut, mes të cilëve ish kampione të këtij sporti.

Kryeministri  Rama theksoi përkushtimin e qeverisë për të vënë në dispozicion të këtij programi inovativ gjithë kapacitetin e mundshëm material dhe njerëzor. Kryeministri e vlerësoi projektin pilot si një hap më shumë drejt progresit. Ai vlerësoi se përfshirja e shahut në procesin e edukimit, është investim i drejtpërdrejtë në rritjen  e kapacitetit të kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër. Duke shprehur kënaqësinë për kontributin e një figure të mirënjohur si Kasparov në këtë program, kryeministri theksoi se ky është një investim i domosdoshëm për dijen dhe mirëqenien.

“Prandaj dhe për ne është një investim shumë i rëndësishëm, pikërisht për të bërë të mundur atë që fëmijët që të vegjël të fillojnë të mendojnë para atij ekranit, si e tha mjeshtri, jo vetëm mbi bazë numrash, por në bazë strategjish“, deklaron kryeministri Rama.

Ndërsa nga ana e tij, ish kamponi Kasparov vlerëson pozitivisht këtë nismë të qeverisë shqiptare, duke thënë se sporti është një instrument i pëersosur për përgatitjen e një brezi për sfidat e modern. Ne fund të fjalës ai theksoi: “Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të 21”.

Të ftuar në këtë takim ishin edhe ish kampionë të sportit të shahut në vendin tonë, mes të cilëve Fatos Muça dhe Rozana Gjergji.

Në përfundim të këtij takimi ish-kampioni Geri Kasparov i dhuroi kryeministrit Edi Rama librin e tij me një dedikim.

/Irfan Karaabo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar