Sfida e legjendave, Reali triumfon mbi Juven

Sfida e legjendave, Reali triumfon mbi Juven

Ish-legjendat e Realit të Madridit dhe Juventusit janë vënë përballë njëri-tjetrit në “Santiago Bernabeu”. Dje është luajtur “Corazon Classic match 2013 Veracruz”, një sfidë fantastike për të pranishmit në stadium. Ndeshja ka dhuruar shumë emocione, pasi përballë njëri-tjetrit janë vendosur disa nga kampionët më të mëdhenj të futbollit, edhe pse disa prej tyre luanin me

Ish-legjendat e Realit të Madridit dhe Juventusit janë vënë përballë njëri-tjetrit në “Santiago Bernabeu”. Dje është luajtur “Corazon Classic match 2013 Veracruz”, një sfidë fantastike për të pranishmit në stadium.

Ndeshja ka dhuruar shumë emocione, pasi përballë njëri-tjetrit janë vendosur disa nga kampionët më të mëdhenj të futbollit, edhe pse disa prej tyre luanin me flokë të zbardhur, klasi dhe spektakli nuk munguan në fushë.

Dhe për t’u bindur mjafton të shikohet goli i Luis Figos nga 20 metra largësi, gjuajtjet e Pavel Nedved, tranversa e Ilgner, etj.

Figo realizon golin e parë për Realin pas 6 minutash lojë, më pas në minutën e 60-të për Juventusin barazon Montero pas një aksioni këmbëngulës dhe pasimit të Nedved. Por legjendarët e Realit nuk dorëzohen dhe pas tre minutash Ivan Perez dërgon topin në rrjetë dhe i jep fitoren skuadrës së tij.

Përveç golave, sfida dhuroi edhe shumë emocione, ndërsa nuk munguan edhe duartrokitjet e tifozëve, të cilët u larguan shumë të kënaqur nga stadiumi. Në “Bernabeu” ishin të pranishëm plot 75 mijë tifozë

Reali i Madridit – Juventus

Golat: Figo 6’, Iivan Perez 63’/ Montero 60’

Real madrid (4-4-2): Bujo, Çendo, Fernando Sanz, Helguera,

Roberto Karlos, Figo, Hierro, Redondo, Amaviska, Zidan, Morientes.

Si dhe luajtën: Ilgner, Kontreras, Rojas, Pavon, Kanavaro, Sabido,

Velasko, Ivan Perez, Karembeu, Martin Vazkuez, Butragueno, Dani.

Juventus (4-5-1): Takoni, Ferrara, Torriçeli, Kanavaro, Montero,

Birindeli, Salihamixhiç, Davids, Paulo Sosa, Nedved, Ranaveli.

Si dhe luajtën: Peruci, Porini, Mirkoviç, Jugoviç, Xhianikeda,

Tudor, Mauro, Zidan, Padovano, Amouroso.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar