Serwer: Zgjedhjet pa probleme janë suksesi i madh i Kosovës

0

Pjesëmarrja e serbëve në veri për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovë dhe mbajtja e votimeve pa probleme janë sukseset e këtyre zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kështu shkruan e përditshmja e Bostonit, The Christian Science Monitor, cituar nga telegrafi.com.

Ndërsa analisti dhe ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Serwer, thotë se zgjedhjet duken të pastra para syve të shumë vëzhguesve dhe përbëjnë një ‘bazë të shëndoshë’ për zhvillimet e mëtejshme.

Sipas tij sfida e ardhshme e qeverisë është ajo ekonomike. Ai thotë se vendi ka bërë përmirësime që nga shpallja e pavarësisë, por është ende larg synimeve, prandaj duhet të përcaktojë planin e progresit për katër vitet e ardhshme.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime për të krijuar vende pune për popullatën e saj të re me rritje të shpejtë. Një drejtim i duhur do të ishte përmirësimi i kushteve për investime private, vendëse dhe ndërkombëtare”, thotë Serwer.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here