Seriali ” O sa mirë” rikthehet të dielën

0

Seriali i famshëm humoristik në Shqipëri dhe Kosovë ka vendosur të mos e lërë me kaq punën e tyre prej gati 6 vite bashkë.

O-Sa-Mire-Episodi-137

Ai e filloi aktivitetin e tij më datë 29 Tetor 2013, duke e vazhduar kështu për vite me rradhë e duke i dhënë publikut shqiptar dhe atij kosovar batuta nga më të ndryshmet me karakter etik dhe edukues kryesisht.

“Suksesi është i garantuar kur punon deri në pesë të mëngjesit” thotë njëri prej aktorëve, Edi Kastrati i ftuar në një emision bashkë me kolegët e tij.

Kastrati e përshkruan profesionin “aktor” si punën e një moleri(furçës), ka nga ai lloj moleri që pasi lyen tavanin nuk ta bën dyshemenë me pika boje, por ka ai moler që vend pa pika boje nuk lë.

Në një postim në rrjetin social facebook njëri nga aktorët, Jeton Zogjani konfirmon fillimin e një etape të re për serialin ” O sa mirë”.

 

Seriali pritet të fillojë më datë “27 Janar” dhe transmetimi do të bëhet në “Klan Kosova”, sigurisht për të fituar edhe një zemër më tepër publiku me batutat e reja që seriali premton.

Anisa Tufa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here