Seriali i famshëm humoristik në Shqipëri dhe Kosovë ka vendosur të mos e lërë me kaq punën e tyre prej gati 6 vite bashkë. Ai e filloi aktivitetin e tij më datë 29 Tetor 2013, duke e vazhduar kështu për vite me rradhë e duke i dhënë publikut shqiptar dhe atij kosovar batuta nga më
Seriali i famshëm humoristik në Shqipëri dhe Kosovë ka vendosur të mos e lërë me kaq punën e tyre prej gati 6 vite bashkë.
Ai e filloi aktivitetin e tij më datë 29 Tetor 2013, duke e vazhduar kështu për vite me rradhë e duke i dhënë publikut shqiptar dhe atij kosovar batuta nga më të ndryshmet me karakter etik dhe edukues kryesisht.
“Suksesi është i garantuar kur punon deri në pesë të mëngjesit” thotë njëri prej aktorëve, Edi Kastrati i ftuar në një emision bashkë me kolegët e tij.
Kastrati e përshkruan profesionin “aktor” si punën e një moleri(furçës), ka nga ai lloj moleri që pasi lyen tavanin nuk ta bën dyshemenë me pika boje, por ka ai moler që vend pa pika boje nuk lë.
Në një postim në rrjetin social facebook njëri nga aktorët, Jeton Zogjani konfirmon fillimin e një etape të re për serialin ” O sa mirë”.
Seriali pritet të fillojë më datë “27 Janar” dhe transmetimi do të bëhet në “Klan Kosova”, sigurisht për të fituar edhe një zemër më tepër publiku me batutat e reja që seriali premton.
Anisa Tufa
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *