Seria e vrasjeve në familje, shqetësim i pashmangshëm

Seria e vrasjeve në familje, shqetësim i pashmangshëm

Katër ngjarje të rënda në katër ditët e fundit. Tre gra ekzekutohen nga bashkëshortët. Socialistët:” Vendi i gjunjëzuar nga krimi”.  Burgaj kritika drejtuesve në rrethe.   Në vendin tonë  një seri vrasjesh në familje janë regjistruar ditët e fundit, ku për pasojë tre gra kanë humbur jetën. Paraditen e së shtunës një 46 vjecare u vra

Katër ngjarje të rënda në katër ditët e fundit. Tre gra ekzekutohen nga bashkëshortët. Socialistët:” Vendi i gjunjëzuar nga krimi”.  Burgaj kritika drejtuesve në rrethe.

 

Në vendin tonë  një seri vrasjesh në familje janë regjistruar ditët e fundit, ku për pasojë tre gra kanë humbur jetën. Paraditen e së shtunës një 46 vjecare u vra nga një sulm me thika prej ish-bashkëshortit të saj në rrugë, në një zonë jo larg qendrës sëTıranës.

Ditën e hënë  dy krime të ngjashme ndodhën në Fushë Mamurras e sërish në Tiranë. Mediat njoftojnë se motivet dyshohet  të  kenë qenë ato të xhelozisë dhe problemet ekonomike. Ndërsa dje pasdite, një 62 vjecar në Sarandë, për motive pronësie,  vrau vjehrrin e tij dhe la të plagosur rëndë edhe vjehrrën. Në një postim në faqen e saj në Facebook kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cilëson gjithë këtë situatë si një çmenduri  që duhet  të marrë fund.

​ Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, në një takim dje  në Lezhë, tha se në asnjë rast drejtuesit e strukturave të policisë nuk duhet të tregojnë  fshehtësi dhe se nuk duhet të ndikohen nga periudha e tranzicionit politik, duke paralajmeruar ndeshkime. Burgaj u shpreh edhe për strukurat e policisë rrugore, duke deklaruar se ato nuk duhet të përqendrohen në pikat nevralgjike dhe që janë objekt i personave që grabisin.

Nga selia e partisë socialiste deputeti  Saimir Tahiri tha dje se vendi ndodhet nën thundrën e kriminalitetit. Ai i bëri thirrje punonjësve të policisë të përmbushin detyrën për të garantuar sigurinë publike dhe paprekshmërinë e qytetarëve shqiptarë e të tregojnë se shteti është në këmbë pavarësisht se bien qeveritë.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar