Seria A ka dhuruar edhe këtë jave emocione pafund ,kur duhen edhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit. Juventusi vazhdon kryesimin edhe pas fitores në derbi përballë Torinos, duke filluar përgatitjet për festimin e titullit të dyte radhazi. Një pikë i duhet “zonjës së vjetër” për t’u kurorëzuar kampion i Serisë A për sezonin 2012-2013.
Seria A ka dhuruar edhe këtë jave emocione pafund ,kur duhen edhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit.
Juventusi vazhdon kryesimin edhe pas fitores në derbi përballë Torinos, duke filluar përgatitjet për festimin e titullit të dyte radhazi. Një pikë i duhet “zonjës së vjetër” për t’u kurorëzuar kampion i Serisë A për sezonin 2012-2013. Spikat si gjithmonë mesfushori kilian Vidal që në 5 golat e fundit të shënuar nga Juventusi , 4 mbajnë firmën e tij.
Milani vazhdon ndjekjen ndaj Napolit dhe lufta për një vend në Ligën e Kampioneve është e hapur duke parë edhe përparimin e Fiorentinës. “Kuqezinjtë” arrijnë të përmbysin Katanian në një mbrëmje fantastike në “San Siro” dhe i përgjigjet kështu Napolit dhe Fiorentinës që fituan respektivisht përball Peskarës dhe Sampdorias, të dyja me rezultate të thella 3-0. Flamini, dobieta e Pazinit dhe një “Super Mario” i mjaftuan Milanit të sigurojnë 3 pikë përpara tifozerisë së vet.
Interi këtë herë zhgënjen përballë Palermos. “Zi kaltrit “ u mposhtën nga vendasit me rezultatin 1-0 , rezultat i fiksuar që në minutën e 10’. Interi u shfaq i dobët dhe paaftë të bënte përmbysje. Por problemet nuk mbarojnë këtu. Kapiteni Havier Zaneti pëson një dëmtim serioz dhe transferohet me shpejtësi në spitalin e Milanos. Një Inter që duket çdo javë e më shumë larg zonës Evropë.
Rezultatet e plota të javës së 35 në Serinë A:
Peskara – Napoli : 0-3
Parma – Lazio : 0-0
Roma- Siena : 4-0
Torino – Juventus : 0-2
Milan – Katania : 4-2
Palermo – Inter : 1-0
Kievo- Xhenoa : 0-1
Sampdoria – Fiorentiona : 0-3
Atalanta – Bolonja : 1-1
Kaljari – Udineze : 0-3
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *