Seri sulmesh në Irak, 29 të vrarë

Seri sulmesh në Irak, 29 të vrarë

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në kryeqytetin e Bagdadit  ku 29 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një serie sulmesh në Irak. Zyrtarët e sigurisë në vend kanë bërë me se sulmet me bomba kanë pasur si shënjestër një treg dhe lagjet në qendër dhe verilindje, duke vrarë të

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në kryeqytetin e Bagdadit  ku 29 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një serie sulmesh në Irak.

Zyrtarët e sigurisë në vend kanë bërë me se sulmet me bomba kanë pasur si shënjestër një treg dhe lagjet në qendër dhe verilindje, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur 87 të tjerë.

Një tjetër sulm ka ndodhur në një komisariat policie në Fallujah, në perëndim të Bagdadit.

Nga ana tjetër në qytetin verior të Mosulit, disa persona të armatosur kanë sulmuar një automjet ku ishin disa policë të paarmatosur. Të paktën gjashtë policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në këtë sulm.

Rritja e dhunës në Irak ka shtuar frikën se vendi po rikthehet në dhunën e ashpër sektare që e kishte dërmuar këtë vend sidomos në vitin 2006 dhe 2007.

Më shumë se 4 mijë persona janë vrarë vetëm këtë vit në Irak.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar