Serbia do të hapë çështjen e Trepçës në Bruksel

0

Beogradi zyrtar e ka pritur me shqetësim vendimin e Qeverisë së Kosovës që kompleksi minerar Trepça të regjistrohet si pronë e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës i ka dërguar Parlamentit propozim-ligjin për Trepçën, i cili pritet të miratohet e të shndërrohet në ligj më 19 janar 2015. Ky vendim nuk është pritur mirë nga Qeveria e Serbisë, dhe siç raporton koha.net, çështja e Trepçës do të hapet në takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, takim që është caktuar të mbahet më 9 shkurt.

Deri më atëherë Serbia pret që serbët të votojnë kundër këtij ligji në Kuvendin e Kosovës. “Ne nuk kemi mekanizëm juridik që ta pengojmë këtë, po të kishim do ta bënim deri më tash, por ky do të jetë edhe një mesazh negativ për të gjithë për shkak se do të dëshmojë se askush nuk brengoset se çfarë kanë për të thënë serbët. Ky është mesazh edhe për bashkësinë ndërkombëtare që t’ia tërheqë vëmendjen se është trajtimi ndaj nesh”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanvoiq.

Kryeministri serb Alksandar Vuçiq dje ka thënë se nëse miratohet ligji për Trepçën do të vihen në pikëpyetje bisedimet Serbi–Kosovë.

Serbia pretendon që ka në pronësi 58 % të Trepçës, ndërsa hisedarë i bën edhe Elektroekonominë e Serbisë, Jugobankën, Progresin dhe e punëtorë, të cilët aktualisht janë mbi 2.500.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here