Serbia dhe Rusia zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake (VIDEO)

Trupat ushtarake serbe dhe ruse janë duke kryer një stërvitje të përbashkët në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Kjo stërvitje shihet me shqetësim nga Perëndimi për shkak se kryhet në një kohë kur NATO ka deklaruar se trupat ruse kanë hyrë në Ukraine. Ekspertët serbë deklarojnë se një stërvitje e tillë ushtarake nuk është zhvilluar

Trupat ushtarake serbe dhe ruse janë duke kryer një stërvitje të përbashkët në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Kjo stërvitje shihet me shqetësim nga Perëndimi për shkak se kryhet në një kohë kur NATO ka deklaruar se trupat ruse kanë hyrë në Ukraine.

Ekspertët serbë deklarojnë se një stërvitje e tillë ushtarake nuk është zhvilluar asnjëherë në Serbi. Ata theksojnë se qëllimi i Moskës është të tregojë se pavarësisht përplasjeve me Perëndimin ajo ka ende miq në Evropë.

“Russia Today” raporton se stërvitja është organizuar në afërsi të Bazës Ajrore të Betajnicës, e cila ndodhet 20 kiklometra në veriperëndim të Beogradit, pra në një distancë të konsiderueshme larg kufirit me Kosovën.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar