Në një intervistë për gazetën “Zëri” kandidati për president në Serbi, Nenad Čanak ka thënë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë. Čanak premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb, do të nisë ndryshimin e kushtetutës dhe synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadinës dhe Sanxhakut. Sipas Čanak, Kosova nuk është pjesë e
Në një intervistë për gazetën “Zëri” kandidati për president në Serbi, Nenad Čanak ka thënë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë.
Čanak premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb, do të nisë ndryshimin e kushtetutës dhe synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadinës dhe Sanxhakut.
Sipas Čanak, Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe duhet të ngulitet në kokën e popullit serb se Kosova është humbur për ta, për dy arsye. E para, për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur shteti Serb ndaj shqiptarëve, dhe e dyta Serbisë nuk ju dha të drejtë dhe e humbi luftën në 1999.
E. L.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *