Serbi, gjendet i vrarë një shqiptar

Një shqiptar është gjendur i pajetë në lumin Sava të Beogradit. Viktima  është identifikuar si  Xhemsi Demiri, 34 vjeç . Trupi i tij  i pajetë ka dalë në sipërfaqe dhe është vërejtur nga një familje që po lundronte në ujërat e lumit. Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia. Nga të dhënat e para, bëhet me dije

Një shqiptar është gjendur i pajetë në lumin Sava të Beogradit. Viktima  është identifikuar si  Xhemsi Demiri, 34 vjeç . Trupi i tij  i pajetë ka dalë në sipërfaqe dhe është vërejtur nga një familje që po lundronte në ujërat e lumit. Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se trupi i pajetë i shqiptarit ka më shumë se një muaj që është hedhur në lumë.

Mësohet se viktima është mbytur në mënyrë mizore. Atij i është lidhur tërë koka me ngjitës dhe në pjesën e këmbëve i është vënë një gur i rëndë. Ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe autorët e krimit.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar