Në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi, Ministri Arben Ahmetaj, u prit nga homologu i tij serb Siniša Mali. Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord në lehtësimin e
Në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi, Ministri Arben Ahmetaj, u prit nga homologu i tij serb Siniša Mali.
Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e dokumenteve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.
Ata shprehën edhe nevojën për të bërë një hap përpara për njohjen e çertifikatave veterinare dhe fitosanitare midis dy vendeve.
Dy ministrat vlerësuan rolin e dy vendeve si kyç në rajon dhe u shprehën se prioritet absolut do të ketë ekonomia. Ata theksuan se nëse të dy vendet do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, rajoni vetëm fiton.
/G.Asllani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *