Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në veri

Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në veri

Qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se do të bllokojnë të gjitha rrugët në të katër komunat me shumicë serbe, në qoftë se nuk lejohen të mbrohen në liri Slobodan Repic dhe Zarko Veselinovic. Ata më herët kanë mbajtur të blkokuar rrugët  midis pjesës jugore të Mitrovicës dhe Leposaviqit në Rudarë. Një nga

Qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se do të bllokojnë të gjitha rrugët në të katër komunat me shumicë serbe, në qoftë se nuk lejohen të mbrohen në liri Slobodan Repic dhe Zarko Veselinovic. Ata më herët kanë mbajtur të blkokuar rrugët  midis pjesës jugore të Mitrovicës dhe Leposaviqit në Rudarë.

Një nga avokatët e të arrestuarve, Ljubomir Pantovic, ka thënë për TV Most se nesër do të vendoset nëse të arrestuarit do të lirohen nga paraburgimi.

Pjesëtarët e EULEX-it dhe të policisë së Kosovës kanë arrestuar dje Repicin për të cilin dyshohet se ka lidhje me plagosjen e Dusan Milosavljevicit, zëvendës-drejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 2012. Ndërsa, Veselinovic është arrestuar për armëmbajtje pa leje.  Rruga në Rudarë është ende e bllokuar.

/Elta Liksenaj/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar