Serbët e veriut paralajmërojnë formimin e një kuvendi

0

 

Deri në fund të kësaj jave, serbët e veriut do ta formojnë Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, në të cilin, do të barten përgjegjësitë e shtetit të Serbisë. Liderë serbë të veriut të Kosovës janë mbledhur dje në veri të Mitrovicës për ta rishshqyrtuar situatën për miratimin e Planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Në mbledhje kanë marrë pjesë disa kryetarë paralelë të komunave në jug të Ibrit, njëri prej të cilëve Marjan Shariq, kryetar paralel i Rahovecit, është ankuar se serbët  nuk i ka pyetur kush  për marrëveshjen dhe  ata as që e dinë se çfarë përmban ajo.

“Në këtë moment nuk kemi fare besim në institucionet kosovare, por nuk kemi besim as në Qeverinë e Serbisë, kur bëhet fjalë për këtë marrëveshje. Na ka hyrë frika në palcë dhe jetojmë në ankth se çfarë do të bëhet më tutje me ne.” ka thënë Shariq.Ai më tej ka thënë se nuk ka rrugëdalje tjetër, pos që edhe serbët e veriut të kenë  kuvendin e tyre në të cilin do të mund të marrim vendime, të aprovojnë ligjet dhe të jetojmë si njerëz.

Marko Jakshiq, kryetar i bashkësisë së komunave serbe, tha se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës. “Të gjitha strukturat politike të veriut kemi pasur një takim të përbashkët, të hënën. Në atë takim jemi marrë vesh që deri në fund të javës ta formojnë kuvendin, në të cilin do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit të Serbisë. Kjo është e drejtë jona kushtetuese”,  ka thënë Jakshiq për mediat lokale serbe në Mitrovicë.

 

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here