Sequi takon Ramën: Kompromisit element i ri në politikën shqiptare

Sequi takon Ramën: Kompromisit element i ri në politikën shqiptare

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi mbërriti mesditën e sotme në selinë rozë ku zhvilloi  një takim me kryesocialistin Edi Rama. Në një prononcim për mediat pas takimit, Sequi ka theksuar se kanë diskutuar me kryesocialistin Rama për axhendën europiane të Shqipërisë duke marrë sigurinë që integrimi do të jetë axhendë kryesore për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi mbërriti mesditën e sotme në selinë rozë ku zhvilloi  një takim me kryesocialistin Edi Rama.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Sequi ka theksuar se kanë diskutuar me kryesocialistin Rama për axhendën europiane të Shqipërisë duke marrë sigurinë që integrimi do të jetë axhendë kryesore për qeverinë e re.

“Doja të dëshiroja të uroja zotin Rama, Partinë Socialiste dhe koalicionin për fitoren. Por dua të uroj edhe popullin shqiptar. Ne diskutuam për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara. Ne diskutuam se axhenda europiane është në krye të axhendës së qeverisë së re. Unë i theksova zotit Rama mbështetjen e Bashkimit Europian në mënyrë që të vihet në zbatim kjo axhendë.  Diskutuam faktin që qeveria e re duhet të punojë fort për të vënë në zbatim këtë axhendë dhe këto nevoja, edhe mënyrën se si do të ndodhë kjo” tha kreu i prezencës së BE-së.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, ambasadori Sequi tha se ato treguan se fryma e kompromisit po bëhet element i ri i politikës shqiptare, teksa shtoi se BE pret që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrën dhe kohën e duhur. 

I pyetur nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, ambasadori Sequi thote se kjo do të varet nga përmbushja e kërkesave nga vendi ynë.

“Është vështirë të bëhen parashikime. Procesi i integrimit bazohet tek merita dhe nuk është hera e parë që unë e përsëris këtë. Ky proces ka rregulla të qarta dhe të njëjta për të gjitha vendet aspirante. Ato që mund të them unë janë dy gjëra: Unë kam besim të plotë që Shqipëria i ka potencialet në mënyrë që të arrihet në këtë proces në kohën e duhur. Unë shpresoj që statusi i vendit kandidat të jetë edhe arritja e parë në këtë rrugëtim dhe që sipas mendimin tim do të jetë edhe një hap motivues për Shqipërinë.” është kjo deklarata që ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, bëri për gazetarët pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama. 

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar