Sequi takim me kryetaren e KQZ-së

Etore Sekui, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, zhvilloi sot një takim me kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Menjëherë pas takimit që zgjati rreth 20 minuta, diplomati Sekui tha se KQZ-ja është një shqetësim, për arsye se ka vetëm katër anëtarë. Ambasadori Sekui shtoi se ka vendime që merren me 5 vota. “Ajo që presim

Etore Sekui, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, zhvilloi sot një takim me kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi.

Menjëherë pas takimit që zgjati rreth 20 minuta, diplomati Sekui tha se KQZ-ja është një shqetësim, për arsye se ka vetëm katër anëtarë.

Ambasadori Sekui shtoi se ka vendime që merren me 5 vota. “Ajo që presim ne është që palët të arrijnë konsensusin e synuar dhe të plotësojnë KQZ-në  për ta bërë plotësisht funksionale, pasi asnjëherë nuk është shumë vonë”, tha ai.

Liderët politikë duhet të sigurohen që të përmbushen dy krıtere: e para që qytetarët të kenë besim dhe rezultati të njihet.

Duke përfunduar fjalën e tij, Sekui theksoi se ishte në KQZ për të shprehur qëndrimet për procesin zgjedhor.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar