Sequi: Statusi për Shqipërinë, i arritshëm në dhjetor

Sequi: Statusi për Shqipërinë, i arritshëm në dhjetor

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi e shikon si të mundshëm brenda vitit marrjen e statusit të vendit kandidat, por ai apelon për bashkëpunim mes mazhorancës së re dhe opozitës së djathtë. Ambasadori Etore Sequi  ka deklaruar dje : “Gjithëpërfshirja dhe fryma e kompromisit janë shumë të rëndësishme për të ecur përpara drejt Bashkimit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi e shikon si të mundshëm brenda vitit marrjen e statusit të vendit kandidat, por ai apelon për bashkëpunim mes mazhorancës së re dhe opozitës së djathtë.

Ambasadori Etore Sequi  ka deklaruar dje : “Gjithëpërfshirja dhe fryma e kompromisit janë shumë të rëndësishme për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian. Axhenda e integrimit ishte dhe është në krye të axhendës së të gjitha partive e veçanërisht të koalicionit fitues. Por përpara ka sfida të afërta dhe të rëndësishme. Në raportin e progresit në tetor do të përmenden zgjedhjet dhe miratimi i tri ligjeve, por ka disa aspekte që duhet të jenë në fokus të aktivitetit të qeverisë së re: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me të gjithë bashkëbiseduesit kemi parë angazhim në këtë aspekt.”

I pyetur se sa i mundur është statusi i kandidatit për Shqipërinë brenda vitit, diplomati Sequi thotë se është i mundur por jo i sigurt, pasi duhet të punohet në disa drejtime. “Shanset janë reale dhe statusi i vendit kandidat është i arritshëm në dhjetor. Por kjo nuk do të thotë që kjo është një gjë e sigurt. Duhen trajtuar pa humbur kohë disa sfida: Lufta ndaj krimit e korrupsionit, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe reformat që lidhen me sistemin gjyqësor. Tek të gjithë ka dëshirë e vullnet për të ecur përpara. Shembulli i Kroacisë është frymëzues”, – u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë.

Ambasadori Etore Sequi tregon se po ndjek me vëmendje edhe garën për kreun e PD-së dhe shkëmbimet e ideve e debatin politik, dhe i duket interesante. “Besoj fort, – thotë Sequi, – në rolin e opozitës në shoqëri, dhe në fakt ne të gjithë duam të shohim një qeveri të fortë funksionale dhe demokratike, dhe një opozitë të tillë.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar